Opoja.net

Ndeshje miqësore në mes të KF Opojës dhe veteranëve të KF Bresanës

Opoja Sport
Ndeshje miqësore në mes të KF Opojës dhe veteranëve të KF Bresanës

Me iniciativë të lojtarëve të KF Opojës dhe disa ish lojtarëve dhe veteranëve të KF Bresanës, do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes të KF Opoja dhe veteranëve të KF Bresana.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Dragash, ditën e premte, datë 27.05.2016, në ora 16:00!

Ndeshja ka si motiv rritjen e interesimit sportiv në komunën tonë. Me përfundimin e sezonit 2015/16 për KF Opoja, lojtarët dëshirojnë që përveqse të vazhdojnë të jenë aktiv në fushë, edhe t’u tregojnë qytetarëve dhe dashamirëve të sportit e të futbollit për peripecitë, pengesat e nevojat që ka klubi futbollistik Opoja në veçanti por edhe sporti i komunës sonë në përgjithësi.
Ne ftojmë sa më shumë njerëz që me prezencen e tyre në fushë të tregojnë se komuna jonë ka sport dhe sportista.

© Opoja.net

Kryetari Shabani uron festën kombëtare: Amanetin e të rënëve ta çojmë në vend duke punuar

Fari Kolloni

Maldini e pranon intersin e Milan për Thauvin

Kushtrim Guraj

Shtyhet shorti i 1/16 së finales së Kupës

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net