Opoja.net

Ndihmohen nga Shoqëria e Bashkuar “ Prizreni”, nënat vetëushqyese dhe personat me aftësi të kufizuar

Kosova

Shoqëria e Bashkuar “ Prizreni”, ka shpërndarë ndihma për për nënat vetëushqyese dhe personat me aftësi të kufizuar në Prizren.

Halide Shala, është nënë e 4 vajzave, ndërsa bashkëshorti i saj ish veteran i luftës nuk jeton më. Ajo e ka të vështirë të mbaj gjallë familjen, dhe po të mos ndihmohej nga njerëz të vullnetit të mirë, jeta e saj dhe e vajzave do ishte edhe më e vështirë.

Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe zonja, Arijeta Çakërri, e cila ka 3 fëmijë. Ato njëzëri falenderojnë Shoqërinë e Bashkuar “ Prizreni”, e cla këtë fundjavë ka shpërndarë ndihma për nënat vetëushqyese dhe Personat me Aftësi të Kufizuar në këtë komunë, duke thënë se po të mos kishte njerëz human, jeta e familjeve të tyre do të ishte edhe më e rëndë.

Koordinatori i SHB “ Prizreni”, Elmaz Misini, tha se për këto kategori të shoqërisë sonë po shpërndajmë 140 pako ushqimore, që sadopak fal donatorëve të ndryshëm në radhë të parë nga diaspora, të jemi solidarë me ata që kanë nevojë për një gjë të tillë.

Përfaqësues të këtij organizmi, thanë se edhe në të ardhmen do të realizojnë aktivitete të këtilla me karakter humanitar për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje./tvprizreni.info/

Mos i humb

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Opoja.net

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Opoja.net

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Opoja.net

Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Opoja.net

Në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të miturve në vit

Opoja.net

Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net