Opoja.net

Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19

Kosova
Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19

Në kohën kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh. Përveç remitencave të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, rënie vërehet në investimet e diasporës në patundshmëri në Kosovë dhe blerje të gjësendeve për familjarët.

Instituti GAP thotë se ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë tonë, janë të hyrat nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm.

“Para pandemisë, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave në Kosovë llogaritej të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro apo 4.6% të BPV-së në vit. Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83% të BPV-së. Përveç frikës nga virusi korona, pengesë për ardhjen e diasporës gjatë verës ishin masat e ndërmarra nga Kosova dhe shtetet tjera për qytetarët që e vizitojnë Kosovën. Rritja drastike e numrit të të infektuarve para sezonës së verës bëri që shumë shtete në Evropë ta kualifikojnë Kosovën si një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit. Shkurtimi i qëndrimit të diasporës në Kosovë ka pasoja të dukshme në ekonominë e Kosovës dhe i ka ndikuar negativisht sektorë të ndryshëm të ekonomisë duke filluar nga hoteleria, tregtia me pakicë, derivatet, gastronomia, etj”, thuhet në komunikatën e GAP.

Sipas GAP, në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali financiar i diasporës, Kosova duhet të hartojë politika që nxisin ridestinimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, duke krijuar platforma investuese apo emituar obligacione qeveritare për diasporën; të ulet kosto e transferit të remitencave; dhe të rriten programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitencave; Qeveria e Kosovës duhet ta finalizojë regjistrin e diasporës i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, dhe gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj; të  krijohen rrjete profesionale dhe plane me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; të përmirësohet ambienti i biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës.

The post Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19 appeared first on FaktePlus.

Kosova lufton me COVID-19/ Spitale të stërngarkuara, mungesë e barnave e numër i lartë i rasteve aktive

Opoja.net

“Kush ka humbur vendin e punës në pandemi do të merr 900 euro”

Opoja.net

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net