Opoja.net

Ndikimi i ngrirjes së ujit nga lart

Kuriozitete
Ndikimi i ngrirjes së ujit nga lart

Veçoria e tkurrjes dhe bymimit të ujit e përmendur më parë, përbën një rëndësi të veçantë për sa i përket deteve. Po të mos ekzistonte një veçori e tillë e ujit, pjesa më e madhe e ujit mbi tokë do të ngrinte plotësisht dhe nuk do të mbeste shpresë jete as në liqene e as në dete.

Le ta shpjegojmë më me detaje këtë fakt. Në shumë vende në Tokë temperatura gjatë ditëve të ftohta të dimrit zbret poshtë 0°C. Ky i ftohtë natyrisht që ndikon edhe detet edhe liqenet dhe kështu që masat e ujit fillojnë e ftohen. Shtresat e ftohta zhyten drejt fundit duke nxjerrë në sipërfaqe shtresa më të ngrohta por që edhe këto me ndikimin e këtij ajri të ftohtë, ftohen dhe zhyten drejt fundit. Kur nxehtësia arrin në 4°C ky ekuilibër ndryshon. Këtë radhë në çdo ulje të nxehtësisë uji bymehet dhe rrjedhimisht bëhet më i lehtë. Kështu që temperatura prej 4°C qëndron më në fund dhe lart saj vazhdon me radhë 3°C, 2°C… Në temperaturën 0°C në sipërfaqe të ujit fillon ngrirja. Por këtu vetëm sipërfaqja është e ngrirë sepse ajo shtresë uji prej 4°C që qëndron nën sipërfaqe është e domosdoshme për të siguruar jetesën peshqve dhe gjallesave të tjera nënujore.

Në këtë kuadër edhe veçoria e pikës së pestë luan një rol tepër të rëndësishëm: kjo veçori është përcjellshmëria e ulët termale e akullit dhe borës. Pra, akulli përcjell shumë pak të ftohtët e ajrit nëpër shtresat e mëposhtme të ujit. Kështu që edhe kur temperatura jashtë arrin deri në -50°C, shtresa e akullit mbi sipërfaqe të ujit nuk i kalon 1 apo 2 metra. Për këtë arsye edhe fokat, pinguinët dhe kafshët e tjera polare mund të arrijnë të depërtojnë lehtësisht në ujë.)

Çdo të ndodhte po të mos ishte me të vërtetë kështu? Çdo të ndodhte nëse uji ashtu si të gjitha lëngjet e tjera do të sillej “normal” ku në paralel me humbjen e nxehtësisë të rritej dendësia e tij dhe akulli të binte në fund?
Në një rast të tillë në oqeane, dete e liqene, ngrirja do të fillonte nga poshtë. Kur ngrirja të fillonte nga poshtë, në sipërfaqe nuk do të ekzistonte një shtresë për të penguar të ftohtët dhe do të vazhdonte të ndikonte gjithmonë e më lart. Kështu që pjesa më e madhe e oqeaneve, deteve dhe liqeneve do të ktheheshin në gjendjen e një mase gjigande akulli. Mbi sipërfaqen e deteve do të mbeste një shtresë e hollë uji prej disa metrash dhe, edhe nëse do të rritej temperatura e ajrit, akulli në fund nuk do të mundej të shpërbëhej kurrë. Në detet e një bote të tillë nuk do të jetonin dot gjallesat nënujore. Në një sistem ekologjik ku detet janë “të vdekur” nuk mund të jetë e mundur po ashtu edhe jeta e gjallesave tokësore. Shkurtimisht Toka do të ishte një planet i pajetë nëse uji do të sillej “normalisht”.

Pyetjes se përse uji nuk sillet “normal”, pra, që deri në 4° C tkurret e më pas menjëherë fillon e bymehet, nuk mund t’i përgjigjet asnjë.

© Opoja.net

Truk i shkëlqyeshëm si ta shkrini akullin në xhamat e veturës për dhjetë sekonda

Opoja.net

Vetëm 4% e njerëzve në botë arrijnë ta lexojnë ndonjë fjalë në foto, ju çfarë shihni?

Opoja.net

Belgjikë, shitet pëllumbi më i shtrenjtë për 1,6 milion euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net