Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Shëndeti

Pasojat e ndryshimeve të motit janë të gjitha mbi ne! Këto ditë të paktën një nga pjesëtarët e familjes apo kolegëve nëpër zyra është në gjendje gripale!

Luhatja e temperaturave ndikon në organizmin tonë, kështu që jemi zyrtarisht në sezonin e gripit!

Çfarë duhet të kemi parasysh që ndjesia më e bezdisshme të kalojë brenda pak ditëve? Ndiqni këshillat më poshtë.

1. Hidratohuni

Ngjan me një këshillë klishe, por është shumë e rëndësishme të pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepër nëse keni shumë mukozë, sepse kjo mund ta përkeqësojë më shumë. Dhe, mos harroni. Nëpër lokale, porosisni çaj!

2. Vitamina C

Nëse s’mund të merrni mjaftueshëm nëpërmjet frutave, si qitro , tretni në ujë vitaminë C çdo ditë, dy ose tre herë në ditë dhe do ta ndihmoni sistemin imunitar të përballojë çdo sfidë. Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm dhe nëse hani perime dhe fruta rregullisht, minimizoni rrezikun e prekjes nga infeksionet. Shmangni antibiotikët për aq sa mundeni.

3. Probiotik çdo ditë

Konsumoni një probiotik çdo ditë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të keni shëndet të mirë, por përmirëson në mënyrë drastike sistemin tuaj imunitar. Rekomandohet të merrni edhe vitamina D çdo ditë gjatë vitit, nëse nuk kaloni shumë kohë në diell. Ndërsa ditëve të ftohta  të gjithë duhet të konsumojnë vitaminën D, kur nuk ka diell. Vaji i peshkut funksionon ende!

Mos i humb

Tri ushqimet që më së miri e pastrojnë trupin nga nikotina

Opoja.net

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net

Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net