Opoja.net

Në Europë, vetëm Kukësi e Celtic pa humbje

Sport
Në Europë, vetëm Kukësi e Celtic pa humbje

Të pamposhtur. Te Kukësi tanimë është kthyer në një sfidë të brendshme, një grup që kërkon titullin dhe pas 23 javësh kampionatnuk njeh asnjë humbje, kapiteni Hallaci thotë se futbollistët e kanë kthyer në një bast brenda vetes dhe kërkojnë ta ruajnë të pastër kutinë e humbjeve në klasifikim me numrin zero të pandryshuar deri në fund të kampionatit.

Mision i vështirë, ndërkohë që edhe ecuria e deri tanishme është e denjë për një rekord europian. Në kontinentin e vjetër janë vërtet të pakta skuadrat që ende nuk kanë pësuar humbje në këtë edicion. E pamundur të gjesh një të tillë në kampionatet më prestigjiozë, dhe për të gjetur simotra të Kukësit duhet shkuar në kampionate me nivel të përngjashëm apo edhe më të ulët se Kategoria Superiore.

Në fakt është vetëm një skuadër që ka luajtur më shumë ndeshje se Kukësi dhe ende nuk është mposhtur. Bëhet fjalë për Celtic në Premiership në Skoci, dhe në fakt është një skuadër që ka vendosur një diktat të padiskutueshëm në kampionatin ku mungojnë rivalët historikë të Ranger. Celtic në 26 javë ka fituar 25 dhe barazuar vetëm një herë duke krijuar një distancë prej 24 pikësh nga ndjekësit e Aberdeen.

Kur ngelen edhe 12 javë për t’u luajtur pritet të jenë pikërisht ata që do të shpallet matematikisht të parët kampionë në Europë. Kukësi në klasifikimin special të skuadrave pa humbje renditet në të njëjtin rang me Kobenhaën në Danimarkë. Edhe skuadra e Kopenhagen ka luajtur 23 ndeshje po aq sa ajo e Ernest Gjokës pa pësuar asnjë humbje, ndërsa ka një numër më të madh fitoresh, 16, në krahasim me 12 të arritura nga Kukësi, shkruan SuperSport.al.

Në Europë ndërkohë janë edhe 4 skuadra të tjera që nuk kanë asnjë humbje këtë sezon, por me më pak ndeshje të luajtura, bëhet fjalë për kroatët e Rijekës që po dominojnë kampionatin me 18 fitore e 4 barazime pas 22 ndeshjesh, The New Saints në Wellsh, që mund të thuhet se e ka fituar që tani kampionatin, me 21 fitore në 22 takime të luajtura, ndërkohë që pak më pas qëndrojnë emra si Shakhtar Donets në Ukrainë që nuk humbet prej 19 ndeshjesh, apo Dudelange në Luksemburg që nuk humbet prej 16 takimesh. Në Kontinentin e vjetër janë vetëm 6 skuadra që ende nuk kanë humbur. Kukësi një kampionat më vete, e luan edhe me rivalët e mbetur në Europë, edhe ai ashtu si titulli, është një bast i rëndësishëm për t’u fituar.

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net