Në fshatin Rrenc u përurua sheshi i dëshmorit të kombit “Abdurraman Gërdellaj”!

Kosova

2 qershor 2018, në hyrje të fshatit Rrenc u përurua dhe zbulua pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit Abdurraman Gërdellaj. Ku morën pjesë komandanti i zonës së pashtrakut, komandant Ruzhdi Saramati, deputeti i Republikës së Kosovës Zafir Berisha, kryetari i komunës Shaban Shabani, kryetari i OVL-UÇK-së Qerkin Krasniqi si edhe shumë personalitet të shquara të jetës shoqërore e politike.

Abdurraman Gërdellaj!

Dëshmori i kombit Abdurraman Gërdellaj, pushon në varrezat e dëshmorëve në Sharr. Ai u lind në fshatin Rrencë të Opojës.

Jeta e tij përkon me zhvillimin e ngjarjeve të mëdha të luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës së okupuar nga policia dhe ushtria vrastare serbe.

Kjo periudhë e ndezur, e mbushur me heroizma e luftëra për mbrojtjen e Kosovës dhe popullatës së saj të pa mbrojtur, si dhe trimëritë e aktet heroike të Abdurraman Gërdellës më shokë në Pashtrik, e kishin rrit ndërgjegjen atdhetare dhe urrejtjen për armikun shekullor tek të tjerët.

Në përpjekje me forcat serbe një plumb e kishte qëllua, i plagosur rëndë, shokëve u ka thënë: Mos me shihni mua. Shihen luftën, Bini shkavit. Dhe duke i porositur vdiq. Fillimisht varroste në varrezat e Kuksit, më vonë për tu rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Sharr.

Tani e masë në këtë shesh do të ruhen kujtimet për këtë dëshmor e atdhetar, që ra për mbrojtjen e atdheut, KOSOVËS!

Për dëshmorët e kombit!

Për atdhetarët e mëdhenj e të flaktë, rënia heroike në istikamin e luftës për liri me pushkë në dorë, ishte vetëflijim suprem i çlirimtarëve të armatosur, që e donin me çdo kusht çlirimin dhe pavarësinë e atdheut!
Rënia heroike, sy më sy e ballë për ballë në luftë absolutisht të pabarabartë me armikun e egër dhe të armatosur deri në dhëmbë, tronditi mendjet dhe imagjinatën kriminale të policisë dhe ushtrisë vrastare serbo-sllave.

Duke e parë se pushtuesi serbo-sllav po e mbyste dhe vriste për çdo ditë popullin shqiptar dhe luftën e tyre për liri dhe pavarësi, u themelua e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës,e cila me luftën e saj të armatosur çlirimtare,bëri realitet shumë nga ëndrra e madhe e të rënëve për liri jo vetëm të vitit 1989 por edhe të vitit 1981 e 1968.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës e morri hakun dhe gjakun e qindra dhe mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar para, gjatë dhe pas Luftës Dytë Botërore, duke e quar në vend amanetin e dëshmorit të kombit.

Dëshmorët e këtillë si: Abdurraman Gërdellaj, Adem Berisha, Ruzhdi Berisha, Fetah Sylejmani, Tasim Krasniqi, Ilmi Batjari …. që po e përkujtojmë dhe nderojmë sot e që do të nderohen për jetë e mot nga breza të tërë që do të vijnë, njerëzimi i ka të pakët, ndërsa populli ynë i numëron në gishta. Andej, Kuvendi Komunal me inicimin e OVL të Dragashit vendosi që institucionet e Dragashit t’i mbajnë emrat e dëshmorëve tonë.

Historia e qëndresës heroike nëpër burgjet dhe kazamatet serbo-sllave të bijve të mëdhenj të popullit tonë,është e njohur për të gjithë,por janë të paktë ata që hynë në burgje dhe dolën të gjallë nga to.

Andaj do ta përmendi në veçanti emrin e viganit Adem Berisha që burgun serb e bëri të pavlerë, i cili nuk foli asnjë fjalë para udbashëve për aktivitetin e tij patriotik dhe shokëve të tij të idealit, ai ia shpartallojë të gjitha teoritë dhe praktikat e ndëshkimit shpirtërorë dhe fizik të të burgosurit politik shqiptar?

Duke nderuar të rënët dhe gjakun e derdhur për liri,dëshmojmë se meritojmë të ecim vertikalisht dhe me nderë përkrah popujve të lashtë e me kulturë të tërë botës.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net