Në Gjermani asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Rajoni
Në Gjermani asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në Gjermani në 24 orët e fundit.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 922 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 272,337, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express

Sidoqoftë, gjatë 24 orëve të kaluara nuk është raportuar për asnjë viktimë të re dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga sëmundja e re mbeti 9,386.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese, përfshirë heqjen e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.

Presidenti Trump thotë se e ka mundur koronavirusin

Opoja.net

Gratë hezitojnë të kontrollohen për kancer të gjirit në pandemi

Opoja.net

Mohimi i pronësisë, hebrenjtë kërkojnë rikthimin e tyre

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net