Në komunën e Dragashit filloi mbarë testi i Maturës shtetërore 2018

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pjesa e parë e Testit të maturës Shtetërore 2018 është duke u mbajtur sot në komunën e Dragashit.

Për të parë nga afër mbarvajtjen e testit në SHML “Ruzhdi Berisha” ishte edhe Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj i cili theksoi se rezultatet e testit të maturës shtetërore 2018 janë kontribut i mësimdhënësve dhe menaxherit të shkollës.

Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër procesin e testimit dhe për të marrë informata për rrjedhën e mbajtjes së testit.
Ne presim rezultate reale dhe urojmë që nxënësit të kenë suksese!
Në të gjithë Kosovën janë 27700 nxënës që po i nënshtrohen këto ditë testit të maturës, prej tyre 199 nga komuna e Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-