Opoja.net
Meka Mish

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children përmes një komunikate për media bën të ditur për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për implementimin e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë mbi vizitat shtëpiake.

Sipas komunikatës, Fondacioni humanitar Action for Mothers and Children përgjatë muajit maj filloi partneritetin me organizatën ndërkombëtare UNICEF—programi në Kosovë. Programi i UNICEF-it në Kosovë fokusohet në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa dallime, forcimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel qendror dhe lokal për të zhvilluar dhe ofruar shërbime cilësore për fëmijët dhe në mbështetjen e fëmijëve, adoleshentëve, vajzave dhe djemve, prindërve dhe komuniteteve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit në mënyrë që çdo fëmijë të ndihet i barabartë.

‘Vizitat shtëpiake’ është program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF-it, që synon ofrimin e shërbimeve shtëpiake në komunat e Kosovës, si një qasje për të përmirësuar më tej shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, duke ndërtuar besimin mes infermierëve / punonjësve socialë dhe komunitetit për përforcimin e sistemeve të mjekësisë familjare. Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve të të porsalindurit, përfshirë shenja të sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinim me kohë dhe të plotë, ne kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të fëmijës.

Me programin e vizitës në shtëpi, qëllimi ynë i përgjithshëm është rritja e njohurive të stafit mjekësor, grave shtatzëna dhe nënave të reja në kujdesin antenatal, kujdesit pas lindjes, depresionit pas lindjes, zhvillimi i fëmijës së moshë të hershme (0-3 vjeç), roli i partnerëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes për të ofruar mbështetje, zgjerimin dhe fuqizimin e ofruesve të kujdesit shëndetësor në mbarë Kosovën përmes programeve të trajnimit dhe angazhimit në aktivitetet arsimore. Në të njëjtën kohë AMC dhe UNICEF do të implementojnë programin ‘Ushqyeshmëria e fëmijëve’ e cila fokusohet në mjetet, udhëzimet dhe rekomandimet për ushqyeshmërinë e shëndetshme të fëmijëve, të cilat do të zhvillohen, miratohen dhe shpërndahen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe gjithashtu do të integrohen në programet mësimore për parashkollorë dhe shkolla fillore, e gjithë kjo me qëllim të krijimit të shprehive të ushqyeshmërisë së shëndetshme tek fëmijët.

Mos i humb

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net

Sa duhet të jetë shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net