Opoja.net

Në luftë me pandeminë deri në verën e vitit 2021

Kosova
Në luftë me pandeminë deri në verën e vitit 2021

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se vendi i tij do të luftojë me virusin të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm pasi rastet atje u rritën mbi një milion.

Të premten Franca regjistroi më shumë se 40 mijë raste të reja dhe 298 vdekje.

Vendet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu panë ngritje të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja në rastet evropiane ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.

OBSH’ja bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore. Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit.

Kontinenti i Evropës tani ka parë një total prej 7.8 milionë rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme” u tha gazetarëve shefi i OBSH’së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më shumë se 42 milionë raste të reja dhe 1.1 milion vdekje janë shënuar në gjithë botën.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar që megjithëse po bëhet përparim me shpejtësi të paparë për të krijuar një vaksinë, ajo nuk do ta kthente jetën në normalitet në pranverë.

Një vaksinë mund të zgjasë deri në një vit për të mbaruar.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net