Opoja.net

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Mbajtja e të gjitha fotove, informacioneve personale etj, në telefon është bërë një normalitet për secilin prej nesh.

Një studim që përfshiu rreth 2 mijë të rritur që përdorin telefon tregon se vetëm 3 në 10 persona i kanë ruajtur të dhënat e tyre dhe fotot edhe diku tjetër pos në telefonin e tyre, shkruan “TheSun”.

264
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

27% pranuan se ata kurrë nuk i kanë ruajtur fotografitë edhe diku tjetër pos në telefon, transmeton lajmi.net.

Si rezultat, 44% e tyre mendojnë se telefoni është shumë i rëndësishëm trashëgiminë e tyre, pasi që kanë të gjitha fotot familjare në telefon.

Edhe pse telefoni është shumë i rëndësishëm për një numër të madh të personave, shumë prej tyre i lënë ata të pambrojtur.

Ne i trajtojmë ata sikur ta dinim se nuk do t’i humbim ose dëmtojmë kurrë.

Por është e rëndësishme ne ti ruajmë këto informacione, sidomos nëse i mendojmë të rëndësishëm edhe diku tjetër.

Një në katër persona humb telefonin – qoftë vjedhje ose thjesht e harrojnë diku.

Një në tre persona e dëmton telefonin përtej mundësisë për ta riparuar.

Kjo do të thotë se ne duhet të jemi më të kujdesshëm rreth telefonave, sepse nuk e dimë se si mund ta humbim qasjen në të, prandaj duhet të sigurohemi që të mos humbim ato që janë të rëndësishme për ne. /Lajmi.net/

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto