Opoja.net

Në seancën e radhës së Kuvendit të Prizrenit, dita e verëzes pritet të shpallet festë publike

Kosova

Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit të Prizrenit, ka përcaktuar të marten rekomandimet për mbledhjen e radhës së organit më të lartë legjislativ. Pas mbledhjes, e cila tashmë zakonisht vlerësohet konstruktive nga kryesuesi, Kujtim Gashi, u bënë të ditura rekomandimet e këtij Komiteti për Kuvendin e Prizrenit, i cili në një senacë të rregulltë pritet t’i shqyrtojë dhe miratojë ato ditën e enjte.

Ndër pikat kryesore që pritet të diskutohen janë” Shqyrtimi i propozimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik,shqyrtimi i propozimplanit të punës dhe objektivat për transparencë për vitin 2017, dhe shqyrtimi i propozimvendimit për shpalljen e 14 marsit si “Dita e Verëzave”, njoftoi kryesuesi Gashi.

Pjesa më e madhe e kohës në këtë seancë pritet t’i kushtohet raporteve të organizmave të ndryshëm para këshilltarëve komunal, ndërsa dy pikat që nuk i janë rekomanduar Kuvendit ishin : Shqyrtimi i Planit të Punës së Zyrës së Auditimit për vitin në vijim, dhe Zyrës së Prokurorimit, njoftoi kryesuesi Gashi.

 

Loading...

Mos i humb

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Opoja.net

Kurti: Aleanca me SHBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë

Opoja.net

Shënohet Dita e Kushtetutës me shkelje kushtetuese

Opoja.net

Infektologu i QKUK’së: Mos na quani heronj, por respektoni këshillat e mjekëve dhe qëndroni në shtëpi

Opoja.net

Ahmeti: Ky nuk do të jetë tuneli i vetëm dezinfektues, do vendosim edhe të tjerë (VIDEO)

Opoja.net

Përurohet tuneli dezinfektues si masë mbrojtëse ndaj Covid-19 (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net