Opoja.net

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Kosova
Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se deputetët duhet të jenë të lirë nëse duan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Hyseni në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka qenë parimor qysh në hapat e parë të formimit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se Gjykata Speciale nuk po gjykon vetëm individë por gjithë strukturën e UÇK-së.

Nënkryetari i PSD-së thotë se veprimi i Speciales vetëm tri ditë para një ngjarje të madhe politike tregon se është veprim politik.

Hyseni thotë se Kosova duke dorëzuar drejtësinë te ndërkombëtarët po heq dorë edhe nga shtet ndërtimi.

Ai thotë se nuk është mirë që në emër të antikorrupsionit disa persona të largohen nga politika përmes Gjykatës Speciale.

Nënkryetari i PSD-së thotë se më mirë për Kosovën do të ishte që OKB-ja të formojë me imponim Specialen se që e formoi vet Kosova.

“Gabim ka bërë PDK-ja dhe të gjithë që e kanë votuar Gjykatën Speciale në atë kohë. Nëse sot ka pajtim për shfuqizimin e Speciales. Atë mund ta shfuqizojë institucioni që e ka themeluar. Gjykata tashmë ka shkaktuar shumë dëme. Vetëm lajmet në mediat ndërkombëtare e kanë shkaktuar dëmin”, tha ndër të tjera Zgjim Hyseni.

Loading...

Mos i humb

Edhe dy të vdekur, shkon në 8 numri i viktimave vetëm të shtunën

Opoja.net

Fillon fushata e korrjeve, premtoohet dyfishim i subvencioneve për bujqësi

Opoja.net

Nga këto komuna janë të infektuarit e konfirmuar sonte, prinë Prishtina me 81 raste

Opoja.net

Paralajmërohet kolaps, rënie ekonomike deri në 11% nëse s’ndërhyhet

Opoja.net

178 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

Opoja.net

John Bolton: Shkëmbimi i territoreve nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net