Opoja.net

Nënsekretari amerikan, Hale: Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën mbetet i palëkundur

Kosova

Nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se raportet Kosovë – SHBA po eskalojnë.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, i cili sipas Hale do të duhej të përfundonte me “njohjen reciproke të të dy shteteve”.

Hale ka thënë se SHBA u takon palëve që të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces.

Hale gjithashtu ka thënë se SHBA u takon palëve që të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces. Zyrtari i lartë amerikan ka thënë që SHBA dhe shtetet e BE’së në përgjithësi kanë qëndrim të njëjtë për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hale gjatë kësaj interviste është treguar jashtëzakonisht i matur në përzgjedhjen e fjalëve, duke mos akuzuar asnjë lider të Kosovës si pengues të dialogut.

Ai madje ishte i kujdesshëm edhe për çështjen e taksës.

Spekulimet e javës së kaluar se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Kosova, nëse Qeveria e Kosovës e pengon dialogun, nënsekretari i shtetit nuk i ka komentuar, por ka thënë që përkushtimi i SHBA-së në Kosovë do të vazhdojë i pandryshuar.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin tonë”, ka thënë ai.

Loading...

Mos i humb

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net

Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Opoja.net

“Leni UÇK-në rehat, ajo i takon vetëm popullit”

Opoja.net

Pacientët nuk e pëlqejnë ushqimin në QKUK

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net