Opoja.net

Nëse pini duhan më shumë se 5 vjet, kjo recetë jua pastron mushkëritë

Shëndeti

Pirja e duhanit është një prej shprehive më të dëmshme që i vret njerëzit e çdo moshe.

Sot të gjithë e dimë sa i rrezikshëm është duhani dhe kjo shprehi e dëmshme sigurohet që doktorët të kenë punë, transmeton Telegrafi.

Pirja e duhanit ndikon te çdo qelizë e trupit dhe i dëmton funksionet vitale trupore.

Në veçanti është tejet agresive për mushkëritë dhe shkencëtarët tregojnë se pirja e duhanit është arsyeja kryesore e zhvillimit të qelizave anormale të kancerit.

Veç kësaj, problemet respiratore, si bronkiti dhe astma, janë të lidhura ngushtë me pirjen e duhanit.

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë fuqishëm që ta lini duhanin sa më parë.

Megjithatë, nëse assesi nuk mund ta lini, ekspertët e mjekësisë alternative thonë se ekziston një recetë super efikase shtëpiake për pastrimin e mushkërive, e cila u ndihmon atyre që kanë mbi 5 vjet që pinë duhan.

Përbërësit:

– Dy lugë çaji shafran
– Rrënjë xhenxhefili
– Një litër ujë
– 400 gramë hudhra, të qëruara dhe prera
– 250 gramë pluhur stevia

Përgatitja:

Nxejeni ujin në një tigan. Shtojani 250 gramë pluhur stevia dhe posa të vlojë uji, shtojeni pjesën tjetër të përbërësve.

Zini për 5 minuta tjerë dhe ndaleni nxehjen. Lëreni produktin të ftohet dhe pastaj vendoseni në kavanoz dhe mbajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Konsumoni 2 lugë gjelle të këtij produkti në mëngjes para se të hani apo pini dhe 2 lugë tjera pasi ta keni ngrënë darkën.

VËREJTJE: Para se të përdorni receta të mjekësisë alternative, gjithmonë rekomandohet që paraprakisht të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

Mos i humb

Mungesa e vitaminës D, sulme të fuqishme astmatike

Opoja.net

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

Opoja.net

Dy shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të hekurit

Opoja.net

Katër përfitimet shëndetësore të cilat i sjellin video-lojërat

Opoja.net

Pse është e dëmshme për shëndetin nëse ankoheni çdo ditë

Opoja.net

Nevojiten vite të shumta që zemra të rikuperohet pas lënies së duhanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net