Opoja.net

Nesër bëhet varrimi, trupat e pajetë të dy kosovarëve që vdiqën në Gjermani nisen për në Kosovë

Kosova
Nesër bëhet varrimi, trupat e pajetë të dy kosovarëve që vdiqën në Gjermani nisen për në Kosovë

Trupat e pajetë të kosovarëve që vdiqën në Gjermani nisen për në Kosovë, nesër bëhet varrimi.

Nesër pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy kosovarëve që vdiqën dje në aksidentin tragjik në Gjermani.

Teksa ka folur njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.

I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net