Opoja.net

Nesër besimtarët musliman kremtojnë Fitër Bajramin

Kosova

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët e mbarë botës sikur edhe në rajon shënojnë Fitër Bajramin, një nga dy festat më të shenjta islame.

Sipas kalendarit të bashkësive fetare islame të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Fitër-Bajrami do të falet të martën.

Shefi i Kabinetit të rijasesit nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) Muzamil Osmani për AA konfirmoi se nesër në orën 05:44 të mëngjesit namazit të Bajramit do t’i prijë kryetari i BFI-së Sulejman ef. Rexhep në xhaminë e Mustaf Pashës në Shkupi, ndërsa fjalimin e kryetarit do ta lexojë një medresant, duke mos saktësuar emrin e tij.

Ndërkaq Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) njoftoi opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të hënën dhe se më 5 korrik, ditën e martë, është dita e parë e Festës së Fitër Bajramit. Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora, kryeimami i BIK-ut, ndërsa hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet qytetarëve me mesazh për këtë festë.

Në Tiranë, ashtu si në vitet e tjera edhe këtë vit namazi i Fitër Bajramit do të falet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të numrit të madh të besimtarëve. Namazi i Fitër Bajrami do të falet në orën 06:00.

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net