Opoja.net

Nesër dhe gjatë javës: Vranësia me ngrica

Kosova
Nesër dhe gjatë javës: Vranësia me ngrica

Në fundjavë fusha anticiklonike nga Europa Qendrore do të shtrihen mbi rajon duke sjellë mot më stabil me vranësira të pjesshme dhe intervale më të gjata me diell.

Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica.

Javën e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, fusha anticiklonike do të vazhdojë të fuqizohet mbi Europën Lindore dhe rajonin tonë, që do të sjellin edhe më tutje mot më stabil dhe kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e në vise të ulëta dhe lugina priten kushte edhe për mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten nën vlera mesatare, nga -6 gradë C deri në -2 gradë C, e ato maksimale do të sillen përreth vlerave normale për këtë periudhë nga +4 gradë C deri në +6 gradë C. Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja 1-5m/s, derisa shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net

Në dy ditët e ardhshme temperaturat deri në -5 gradë

Opoja.net

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net