Nga 13 e 14 rroga, tani kompania “Meka” edhe sigurim shëndetësor për punëtorët e saj

Opoja.net Opoja.net Opoja

Biznesmeni i njohur nga Kosova që është pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka njoftuar se me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, ka arritur ta bëjë realitet sigurimin shëndetësor për gjithë të punësuarit në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s.

Kompania “MEKA” është e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe gjedhit. Madje, kjo kompani është e njohur edhe për trajtimin që u bënë punëtorëve të saj, duke u dhënë brenda vitit nga 13 dhe 14 rroga.

E sot pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj ka njoftuar se ka bërë realitet edhe sigurimet shëndetësore për punëtorët.

“E falënderoj të madhin Zot që më mundësoj që pikërisht sot, në ditën e njëzet vjetorit të çlirimit të arrij të bëjë realitet sigurimin shëndetësor të çdo të punësuari në Meka Halal Food dhe MEKA Burger’s!”, ka thënë Piraj.

Në këtë rast, ai tha se shpreson që një ditë çdo qytetar i Kosovës të ketë të drejtën e sigurimit të plotë shëndetësor ashtu siç e ka çdo qytetar i një vendi normal.

“Sigurimet do të mbulohen 100% nga Meka Halal Food! E falënderoj çdo konsumator që i blen prodhimet tona dhe ju siguroj se ne bëjmë çmos të ofrojmë cilësi shumë të lartë dhe përherë çmim shumë të arsyeshëm! Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi ju!”, është shprehur biznesmeni Piraj.

Kompania “Meka”, në vitin 1992 ka filluar aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë;  sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.

Kjo kompani është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare për cilësi në prodhimin e produkteve HALAL.

Cilësia e produkteve ka bërë që të jetë fituese e shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare. Në vitin 2015 në Gjenevë të Zvicrës, MEKA u shpërblye nga organizata BID me medaljen e artë për cilësi të lartë të produkteve dhe të menaxhimit. Këtë shpërblim MEKA e fiton në konkurencë e sipër me kompani të mëdha botërore për përpunimin dhe prodhimin e mishit./FaktePlus

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-