Opoja.net
Meka Mish

Nga data 11 Mars, QKMF e Prizrenit do të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve

Drejtuesit e kujdesit parësor shëndetësor në Prizren, kanë marrë vendim që nga data 11 Mars, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë.

Drejtori i Shendetësisë, Visar Shehu, tha se pas analizave dhe konsultave brenda stafit drejtues të QKMF-së, kemi vendosur që kohen e shërbimeve ndaj qytetarëve në këtë institucion shëndetësor t’a zgjasim nga data 11 Mars në 24 orë, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mbingarkesës së shërbimit të Urgjencës.

Drejtori, Shehu, tha më tej se, tashmë kemi bërë planin e përgjithshëm për shërbime efikase, të plota dhe të suksesshme ndaj pacientëve në çdo kohë. Qytetarët, Feti Haziri dhe Xhevat Ramadani, një vendim të tillë të drejtuesve të sektorit të shëndetësisë në Prizren që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime 24 orëshe, e vlerësojnë tejet pozitiv.

Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se, edhe në të ardhmen do të ketë vendime të reja, të cilat janë në kuadër të angazhimeve tona për të përmirësuar shërbimet mjekësore ndaj qytetarëve, theksoi ai./tvprizreni.info/

Gjiganti

Mos i humb

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Opoja.net

Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Opoja.net

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net