Opoja.net

Nga e hëna do të rritet çmimi i çimentos

Kosova

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se dje pasdite, inspektorët hetues të këtij institucioni, pas marrjes së informatave preliminare nga informatorët e ndryshme në terren, ka marrë vendim se duke filluar nga e hëna (nesër), çmimi i çimentos do të rritet për një euro/50kg më shumë, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Aty thuhet se inspektorët hetues të AKK-se kanë bërë grumbullimin e informatave dhe dyshimet fillestare janë se, 2 prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të cilët mbajnë pozitë dominuese në këtë treg, potencialisht janë duke abuzuar me pozitën e tyre dominuese.

“Nga e hëna, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta përcjellë situatën me shumë kujdes dhe do të veproj menjëherë në ekzekutimin e Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në njoftim./Fakteplus

Mos i humb

Moti në vendin tonë në pesë ditët e ardhshme

Opoja.net

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net