Opoja.net

Nga e hëna ndryshim të temperaturave në vendin tonë

Kosova

Java fillon me vransira dhe mundësi për shtrëngata me shi. Temperaturat në rënie.

Derisa java që po lëmë pas u karakterizua nga vala e të nxehtit që shtrihej mbi rajon, në ditën në vijim fusha të presionit të ulët nga Skandinavia e deri në Mesdhe, do të kushtëzojnë mbi rajonin tonë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

Nga veriu i kontinentit masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që pritet të zbresin temperaturat edhe nën vlera mesatare.

8.07 – Jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, me riga lokale shiu paradite. Më vonë pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
9.07 – Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vranësira, e priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
10.07 – Më freskët. Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me shi. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, mundësi edhe për breshër.
11.07-12.07 – Nga dita e enjte mot më stabil dhe kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes freskët, e gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të zbresin nga 15C deri 17C, në 10C ditën enjte. Maksimalet nga 26C deri 28C, do të zbresin deri në 22C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.

Mos i humb

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Opoja.net

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Opoja.net

Mësimet e Kosovës nga lodhja e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Opoja.net

Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Opoja.net

Në Kosovë ndodhin rreth 80 martesa të miturve në vit

Opoja.net

Forca e Sigurisë e Kosovës zë vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net