Opoja.net

Nga nesër në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor

Kosova
Nga nesër në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor

Nga nesër hyn në fuqi ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të ashpra si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thyejnë rregullat e komunikacionit.

Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme presin që ligji të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve. Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se nëse dënimet paguhen 6 ditë, atëherë do të kenë 50 për qind zbritje.

Me ligjin e ri është paraparë edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.

Këta janë ministrat që shpenzuan përtej limiteve për dreka e darka zyrtare

Kushtrim Guraj

Të hënën pritet të bie borë, këto janë temperaturat e javës së ardhshme

Opoja.net

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net