Opoja.net

Nga sot, Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes

Kosova
Nga sot, Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes

“Termokosi” nis furnizimin me ngrohje.

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2020/2021.

Kjo ndërmarrje njofton se Bazuar në Ligjin për ngrohje, rregulloret e ZRRE-së dhe kushtet klimatike, tanimë janë plotësuar parakushtet për të filluar furnizimin me ngrohje. Paraprakisht janë zhvilluar me sukses gjithë përgatitjet e nevojshme, riparimet e rrjetit e nënstacioneve të ngrohjes, testimet e pajisjeve e rrjetit, dhe si rrjedhojë që nga mëngjesi ka filluar furnizimi me ngrohje për afro 15 mijë konsumatorë.

Furnizimi me ngrohje do t’i përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe nevojave të konsumatorëve për ngrohje.

Duke u bazuar në përgatitjet e realizuara dhe zhvillimin e projekteve, që kanë qenë në proces, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, Arsim Fetahu është shprehur optimist se edhe ky sezon do të jetë i suksesshëm.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij, që në kuadër të fazës së dytë të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që është realizuar me fondet e Komisionit Evropian, sivjet për herë të parë do të fillojnë të furnizohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore çerdhja “Xixëllonja”, shkolla “Meto Bajraktari”, objekti i Teatrit Kombëtar, Opera e Kosovës, Ministria e Kulturës, Prokuroria Speciale, 5 objekte të vjetra banesore të lagjes “Ulpiana” , ndërsa pas pak kohësh do të kyçen në rrjetin e ngrohjes edhe 6 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”.

Privilegji për startimin e sezonit ngrohës i ka takuar Qemajl Limonit, i cili është punëtori më i vjetër i ndërmarrjes.

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net

Osmani i ndan Rifat Jasharit Urdhrin e Lirisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net