Opoja.net

Ngarkoi telefonin në xhami, la para dhe një mesazh

Kuriozitete
Ngarkoi telefonin në xhami, la para dhe një mesazh

Një qytetar i cili ngarkoi telefonin në një xhami në rrethin Altınyayla të provincës Sivas të Turqisë, la 2 lira në afërsi të prizës dhe një mesazh ku kërkon falje nga imami dhe xhemati i xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muezini i Xhamisë Rıfat Öçten në këtë rreth, Ali Gündoğdu paratë dhe mesazhin e pa në mëngjes.

Ai në deklaratën për AA tha se ishte shumë i emocionuar pasi ka parë mesazhin “Ngarkova telefonin, prandaj i lash këto para. Ma bëni hallall”, si dhe paratë.

“Ky lloj i ndjeshmërisë duhet treguar jo vetëm në xhamitë por edhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Gündoğdu duke shprehur se ishte shumë i emocionuar dhe i lumtur.

Muezini tha se ngjarjet e tilla të ngjashme duhet të jenë të zakonshme për muslimanët. “Numri i pakët i njerëzve të tillë, na bën të emocionohemi kur i shohim. Zoti qoftë i kënaqur nga ky xhemati ynë që e ka bërë këtë gjest dhe të gjithë atyre që e mbrojnë pronën shtetërore”, u shpreh ai.

Loading...

Mos i humb

“Dëshpërim Kosova” – qytetari që po proteston kundër Qeverisë Hoti (VIDEO)

Opoja.net

Rrethi i Janjevës u nis për 45 ditë, nuk u përfundua as për tre vjet (VIDEO)

Opoja.net

Rreth i Janjevës u nis për 45 ditë, nuk u përfundua as për tre vjet (VIDEO)

Opoja.net

Dogana: Kosovarët shpenzojnë 300 milionë euro në duhan brenda vitit

Opoja.net

Ndërpritet restaurimi i mullirit (VIDEO)

Opoja.net

Burgu i torturave bëhet muze unik në kryeqytet (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net