Nis ekzekutimi i pagave prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat

Kosova
Nis ekzekutimi i pagave prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat

Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë teksa po ekzekutojnë 170 eurot për punëtorët.

Krasniqi ka thënë se me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pakos emergjente, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar në sistemet e këtij departamenti,.

“Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Ekzekutimi i pakos emergjente

Siç jeni në dijeni, Ligji për rishikim të buxhetit hyri dje në fuqi (me 7 Gusht 2020). Me qëllim të mundësohet ekzekutimi i tij, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar (mbi 5,000 linja buxhetore) në sistemet e Buxhetit dhe Thesarit për të mundësuar ndryshimet në buxhetet e të gjitha organizatat buxhetore dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë të marra dje, në shumë mbi 95 milionë euro.

Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq.

Prandaj, me këtë rast dëshiroj të falënderoj stafet e të dy departamenteve për përkushtimin e tyre që kjo pako të ekzekutohet sa me parë, që i hap rrugë programit të rimëkëmbjes ekonomike.

UP nuk tregon se kur do të hapet konkursi për vitin e ri akademik

Opoja.net

Shtohen patrullimet e policisë në Karaçevë, që nga korriku nuk ka hyrje të xhandarmërisë serbe

Opoja.net

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net

​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Opoja.net

‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net