Opoja.net

Një flamur gjigant kuq e zi në ndeshjen me Francën në Marsejë

Sport
Një flamur gjigant kuq e zi në ndeshjen me Francën në Marsejë

Një flamur super-gjigant kuqezi po përgatitet në Prishtinë, teksa do të shpaloset ditën kur Shqipëria do të përballet në ndeshjen me Francën, më 15 qershor.

Djemtë në Prishtinë po punojnë natë e ditë që flamuri të jetë gati për ndeshjen e dytë në grup.
Ideja është nisur nga një i ri nga Dibra, thotë një shok i ideatorit.

Por ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë të Shqipërisë
Arsyeja se përse ky flamur nuk do të jetë në ndeshjen e parë me Zvicrën më 11 qershor është se përmasat e tij nuk përballohen nga tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet takimi.

Duket se është rënë dakort edhe me autoritete franceze.
Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona. Gjatë rrugës ajo gjeti shumë përkrahës nga të tria Idea e flamurit gjigand në Europian shtetet ku jetojnë shqiptarët ka gjetur mbështetje të madhe veçanërisht nga “Tifozët Kuq e Zi”.

Kështu nuk e keni parë kurrë Leo Messin, po vuan në Barcelonë

Kushtrim Guraj

Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën

Kushtrim Guraj

Shaqiri mungon ndaj Atalntas shkaku i lëndimit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net