Opoja.net

Një tërmet i shkurt dridhi Kosovën

Kosova
Një tërmet i shkurt dridhi Kosovën

Një tërmet që ende nuk dihet se sa shkallë të Rihterit ka qenë, ka dridhur në ora 15:10 pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Dridhjet kanë zgjatur 5-6 sekonda.

Sipas një harte në “myearthquakealerts”, në të njëjtën orë në Maqedoni afër Shkupit është regjistruar një tërmet me 5.1 shkallë të Rihterit.

Dridhjet janë ndier në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Han të Elezit, Kaçanik, Skenderaj dhe shumë qytete tjera, transmeton Koha.net, përcjellë Opoja.net.

Sipas dy referencave në ueb faqe të cilat përcjellin pa ndërprerë aktivitetin e dridhjeve siezmike në botë, edhe dridhja në Kosovë ka një epiqendër.

Epiqendra e këtij tërmeti është në mes Çentos dhe Inxhikova, 9 kilometra nga Shkupi dhe 3 kilometra nga Haraqina, pranë autostradës “Nënë Tereza”, transmeton Koha.net.

Fuqia e tërmetit thuhet të jetë 5.1 shkallë të Rihterit.

Ndërsa koha e dridhjes është ajo që lidh edhe dridhjet në Kosovë, 15:10.

Shiko te pika e kuqe

Punëtorët e KEK-ut konsiderojnë se protestat janë të pashmangshme

Kushtrim Guraj

Kur pritet të përfundojë gjysmëvjetori i parë?! Vendimi i papritur!

Opoja.net

Kërcënimet nga Serbia, KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net