Opoja.net
Meka Mish

Një tjetër problem për Tuchel e PSG-në, Cavani humb ndeshjen e parë ndaj Unitedit

Paris Saint Germain ka marrë fitore si vendas ndaj Bordeaux në javën e 22-të të Ligue 1.

Parisienët triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli që e shënoi Edinson Cavani nga penalltia.

Por kjo fitore i ka lënë shije të hidhur trajnerit të Parisit, gjermanit Thomas Tuchel.

Ka qenë sulmuesi uruguaian Edinson Cavani që ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lë fushën.

31-vjeçari ka pasur dhimbje në kofshën e djathtë dhe kjo ishte arsyeja që ka lënë fushën.

Edinson Cavani. (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Gjatë ditës së sotme mediat franceze kanë konfirmuar se uruguaiani nuk do të luaj së paku 10 ditë për Parisin.

Kësisoj Cavani nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën përballë Manchester United.

Por përveç Cavanit që u lëndua së fundmi, trajneri Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarit as në shërbimet e Neymar JR që do të mbetet 10 javë jashtë fushave si dhe të italianit Marco Verratti. /Telegrafi/

Mos i humb

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net