Opoja.net

Një vit nga vdekja e kryetarit legjendar të FFK-së, Fadil Vokrri

Sport

Fadil Vokrri është njëri nga më meritorët që Përfaqësuesja e Kosovës dhe klubet kosovare luajnë në arenën ndërkombëtare.

Pasi si futbollist kishte një karrierë të jashtëzakonshme, Vokrri erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për të bërë gjëra edhe më të mëdha, duke arritur që ta anëtarësojë Kosovën në shtëpitë më të mëdha të futbollit UEFA e FIFA.

Por 9 qershori i vitit 2018 është një ditë e zezë për futbollin kosovar, pasi kryetari legjendar i FFK-së, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Vokrri ishte në palestër derisa pësoi një sulm në zemër dhe që nuk arriti dot t’i mbijetojë.

Ikja e Vokrrit nga kjo botë ishte një goditje e madhe për futbollin kosovar që sapo kishte filluar të ketë suksese.

Pas vdekjes së tij, mijëra njerëz nga e gjithë bota erdhën në Prishtinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Sot stadiumi i kryeqytetit kosovar ku Vokrri aq shumë e deshi dhe bëri gjëra të mëdha e mban emrin e tij, ‘Stadiumi Fadil Vokrri’.

Kosova e tij po korr suksese të njëpasnjëshme dhe sigurisht që për këtë Vokrri është krenar nga lart dhe është tifozi më i madh i Dardanëve. /Telegrafi/

Mos i humb

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Opoja.net

Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Opoja.net

“Gazzetta dello Sport” e përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Opoja.net

Keane: Angli-Kosovë ndeshje e mrekullueshme, në pjesën e dytë anglezët mezi prisnin të mbaronte takimi

Opoja.net

Shkrimi special i The Telegraph: Rrëfimet e katër shqiptarëve nga Kosova që ishin për të shikuar ndeshjen

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net