Opoja.net

Njihuni me tri gratë që pritet ta rrëzojnë diktatorin e fundit në Europë

Rajoni
Njihuni me tri gratë që pritet ta rrëzojnë diktatorin e fundit në Europë

Këto janë tri gratë që pritet ta rrëzojnë diktatorin e fundit në Europë.

Këto janë tru gratë që kanë bashkuar forcat kundër udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qëndruar në pushtet për 26 vite.

Tri gratë janë kthyer në simbol të opozitës, ndërkohë që zgjedhjet priten të mbahen më 9 gusht.

Svjetlana Tikanovskaja është gruaja e blogerit të njohur, Sergei Tikanovski, i cili nuk mundi ta vazhdonte kandidimin në zgjedhje pasi u arrestua në mars, me akuzën se kishte sulmuar një polic. Svjetlana po kandidon në vendin e tij.

Pasi mori certifikatën e regjistrimit në zgjedhje, 37-vjeçarja qëndroi para KQZ-së së Bjellorusisë dhe i drejtoi këtë mesazh të shoqit: “Seryozha, të dua shumë. Po e bëj vetëm për ty dhe për njerëzit që të ndoqën e që patën besim te ti.”

Dy kandidate të tjera të cilat nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje i janë bashkuar Svetlanës për mbështetje.

Veronika Cepkalo është gruaja e Valeri Cepkalos, i cili u largua nga Bjellorusia për në Moskë, nga frika s emos arrestohej pasi iu hoq e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërsa Maria Kolesnikova është përfshirë në fushatën e Viktor Babarikos, të cilit nuk iu lejua kandidimi pasi u akuzua për ryshfet.

Rritje e frikshme e rasteve me koronavirus në Gjermani

Opoja.net

Opozita kritikon Hotin për “koncesione” në Uashington

Opoja.net

Reformat e premtuara në drejtësi, shihen me skepticizëm nga ekspertët

Opoja.net

Djegia e ambasadës amerikane në Beograd, SHBA i kërkon llogari Serbisë

Opoja.net

Serbia kushtëzon dialogun me formimin e Asociacionit

Opoja.net

Prodhuesit vendorë kërkojnë favorizime në procedurat tenderuese

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net