Opoja.net

Nora Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë në Paris

Sport
Nora Gjakova, një fitore larg medaljes së bronztë në Paris

Xhudistja kosovare Nora Gjakova është një ndeshje larg medaljes së bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin e Parisit, pasi që siguroi fitore në ndeshjen e parë në repesazh.

Nora Gjakova e mposhti kanadezen Jessica Klimkait në ndeshjen e parë të repesazhit dhe tani i duhet vetëm edhe një fitore për t’ia siguruar Kosovës medaljen e bronztë në Paris, raporton Gazeta Express.

Gjakova i humbi shpresat për ta fituar medaljen e artë pasi u mposht në çerekfinale nga portugezja Telma Monteiro dhe iu fut kështu garës për medalje të bronztë.

Kosovarja ishte treguar shumë e fortë për xhudistin franceze Priscilla Gneto, e cila kishte probleme me gisht të këmbës gjatë përballjes së rundit të tretë, dhe e mposhti atë me ippon në Paris.

Në rundin e dytë, Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani, Alexandra-Larisa Florian, ndërsa rundin e parë e kaloi pa luftë.

Kosova po përfaqësohet me tri garuese në turneun e xhudos, “Paris Grand Slam 2020”, njëra prej të cilave është edhe Nora Gjakova. Edhe pse pritej që pjesë e këtij turneu të ishte edhe Majlinda Kelmendi, trajneri Driton Kuka e tërhoqi atë në momentet e fundit.

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale dhe tani e pret përballjen me brazilianen Sarah Menezes me synimin për të kaluar në finale.

Ndërsa Laura Fazliu e ka mbyllur në rundin e dytë rrugëtimin e saj në kategorinë deri në 63 kilogramë në Grand Slamit e Parisit, pasi që u mposht me ippon në rundin e dytë nga koreania Hee Ju Han./Gazeta Express/

Loading...

Mos i humb

Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri

Opoja.net

Nxënësi sërish më i mirë se mësuesi

Opoja.net

Kosova e detyruar ta ndryshojë listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Opoja.net

Air Albania nominohet për çmimin “stadiumi më i mirë i vitit 2019”

Opoja.net

Kosova merr fitore të madhe, e mposhti Islandën

Opoja.net

Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net