Opoja.net

Nora për Tokio

Sport
Nora për Tokio

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e dytë dje. Në letër rumunia dukej në formë më të mirë, por aspak s’duhet të jemi të dëshpëruar për këtë eliminim. Edhe pse nuk e pamë për shkak të rregullave bajagi papake të regjisë, s’dyshojmë që Nora ka dhënë 100% nga vetja.

Për momentin ajo mbetet medaliste nga Lojërat Evropiane, diçka që nuk kanë arritur mbi 10 shtete të kontinentit të vjetër. Sukseset e saja s’besoj që do të mungojnë, e edhe Tokio nuk është shumë larg në kohë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Sportistët tanë të radhës janë në atletikë e cila nis më vonë gjatë javës.

Ndërkohë Olimpiada po vazhdon, sa me rekorde aq edhe me befasi.

BEFASITË DHE REKORDET

Në peshëngritje, në qitje dhe në not u shënuan rekorde të reja botërore. Amerikanët po dominojnë notin, ashtu siç po dominojnë kinezët zhytjen. Interesant ishte përfundimi i garave në peshëngritje tek femrat dhe në skermë. Në gjimnastikë japonezët morën të artën duke qenë të paprekshëm nga konkurrentët.

Vashat e Australisë të udhëhequra nga e pandalshmja Charlotte Caslick fituan të artën e parë në ragbin me shtatë veta në Olimpiadë. Ishte një sport interesant, por megjithatë konkurrenca ishte goxha e ndryshueshme me disa ekipe prezentë sa për sy e faqe.

Sa për sy e faqe në Olimpiada ka qenë zakonisht Angola. Por jo në Rio. Afrikanet pas Rumanisë mbrëmë mposhtën të katrat e Evropës – Malin e Zi. Edhe Brazili po habit duke mposhtur edhe Rumaninë pas kampioneve olimpike Norvegjisë. Grupi B nuk po lejon befasia me Suedinë e Rusinë pa humbje.

g

Befasia po ndodhin në vaterpolo. Serbia mëzi mori një pikë nga Greqia duke u rikthyer në çerekun e fundit. Të njëjtin fat e pati edhe Hungaria ndaj një autsajderi tjetër – Australisë. Brazili po udhëheq Grupin A. Në grupin tjetër Kroacia fitoi derbin ndaj Malit të Zi.

Në basketboll amerikanët kryen punën lehtë pas çerekut të parë. Franca u këndell pas humbjes nga Australia e cila mposhti serbët bindshëm. Edhe tek femrat amerikanet po dominojnë lehtë. Kanadaja dhe Japonia shënuan fitore deri diku të papritura.

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net