Opoja.net

Nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP, KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare

Kosova
Nuk dorëzohet asnjë ankesë në PZAP, KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare

Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Kjo për shkak se deri më tash asnjë ankesë nuk është parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Deksu nga PZAP.

“Ankesa nuk ka pasur në PZAP nga asnjë subjekt politik. Shpallja e rezultateve varet nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.

Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Telegrafin se sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si të rregullta, demokratike dhe pa telashe të mëdha në ditën e votimeve.

Në bazë të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja.

Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni Qeverisës në Kosovës. /Telegrafi/
Loading...

Mos i humb

Në mëngjes ftohtë, pasdite priten reshje shiu

Opoja.net

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit gjatë kësaj jave

Opoja.net

Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

Opoja.net

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Opoja.net

Punëtorët kanë frikë nga formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikojnë vendet e punës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net