Numri jofunksional i Ministrisë së Financave, qytetarët pa adresë për mospagesën e 170 eurove

Kosova
Numri jofunksional i Ministrisë së Financave, qytetarët pa adresë për mospagesën e 170 eurove

Ky është numri ku pronarët e bizneseve eqytetarët mund të shprehin çdo ankesë të tyre rreth Pakos Emergjente.

Por,si pala e parë ashtu edhe e dyta, zor se do të marrin ndonjë përgjigje për hallin e tyre. Që kur Ministria e Financave vendosi për aktivizimin e këtij numri, atë, nuk e ka hapur askush, shkruan Front Online.

Kështu ndodhi edhe gjatë të premtes, ani se u provua disa herë gjatë ditës.

Në Ministrinë e Financave nuk dhanë përgjigje se pse po ndodhë diçka e tillë, ani se ishte vet ky dikaster, i cili kur vendosi këtë numër në ueb faqen e saj premtoi se do të jetë në dispozicion të “hallexhinjve” nga e hëna në të premten – prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Kjo ministri nuk tregon pse nuk u kanë dalë të hollat e premtuara një pjese të qytetarëve.

Në përgjigjen e shkurt të kësaj ministrie thuhet se për këtë përgjegjëse janë dy ministri tjera ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Ekonomisë.
Nëse ky dikaster jo, është dikush që ka përgjigje për këtë situatë, shkruan Front Online.

Eksperti i ekonomisë, SafetGerxhaliu, arsyen e mos hapjes së telefonit e lidh me rënien e të hyrave nga ATK-ja dhe Dogana si dhe me mosmiratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Nga vet fakti që buxheti është i t’kurrur, meqë kanë rënë të hyrat nga ATK-ja dhe Dogana, por nga kanalet tjera dëshmon se ata numra telefoni janë jashtë funksioni sepse është e vështirë të bisedohet me dikë dhe të mos kesh përgjigje të thuash ku edhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk miratohet”, u shpreh ai për Front Online.

Situata si këto, ky thotë se i dëmtojnë bizneset e krejt vendin, shkruan Front Online.

“Kosova nuk e miraton një situatë të tillë. Kjo politikbërëse e dëmton Kosovën në aspektin politik, ekonomik, por mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Të dhemb kur diçka e tillë vjen nga deputetët e Kosovës. Ku është morali politikë në Kosovë”, deklaroi ai për Front Online.

Megjithatë ekziston edhe një “derë” e hapur nga e cila bizneset e qytetarët, të cilët nuk përfituan nga Pakoja Emergjente, mund të marrin përgjigje për problemet e tyre, shkruan Front Online.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë për Front Online, dhënë gjatë muajit gusht pati thënë se ankuesit t`i drejtohen Komisionit për Ankesa./FRONT ONLINE

Biznes me lëkurën e kafshëve, industria që po u sjell miliona tregtarëve

Kushtrim Guraj

“S’keni parë gjë akoma”, çfarë po paralajmëron kryeministri

Kushtrim Guraj

Këto janë 20 shtetet të cilat Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net