Opoja.net

OBSH vë alarmin mbi përdorimin e gabuar të antibiotikëve

Shëndeti

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot kundër rritjes së rrezikshme të konsumit të antibiotikëve në disa vende, por gjithashtu dhe të konsumit të ulët në disa të tjera, që shkakton shfaqjen e superbaktereve vdekjeprurëse.

Raporti i OBSH-së, që bazohet mbi të dhënat e vitit 2015, të mbledhura në 65 vende dhe rajone, tregon një diferencë të konsiderueshme të konsumit, që lëviz nga katër doza në ditë për 1 000 banorë në Burundi në më shumë se 64 në Mongoli.

“Këto diferenca rrisin shqetësimin se disa vende konsumojnë, me shumë mundësi, shumë antibiotikë, ndërkohë që të tjerë nuk kanë mjaftueshëm akses në këto medikamente”, paralajmëroi OBSH-ja në një komunikatë.

Të zbuluar në vitet 1920, antibiotikët kanë shpëtuar dhjetëra milionë jetë duke luftuar me efektshmëri kundër sëmundjeve bakteriologjike si pneumonia, tuberkulozi dhe meningjiti.

Loading...

Mos i humb

Edhe klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Koronavirusit

Kushtrim Guraj

Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në 4 gradë

Kushtrim Guraj

Si mund të parandalohet virusi?

Kushtrim Guraj

Alarmon virologu gjerman: Do të ketë edhe valë të tretë të koronavirusit

Kushtrim Guraj

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net