Opoja.net

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit kërkon nga deputetët ta votojnë buxhetin para zgjedhjeve

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, përmes një komunikate për media u ka bërë apel deputetëve të Republikës së Kosovës, që ta votojnë projektligjin për buxhet 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas komunikatës, kjo odë ka dhënë disa sqarime se si do të ndikojë në vend mosvotimi i buxhetit para se të shkohet në zgjedhje që pritet të mbahen në fillimin të vitit të ardhshëm.

140
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Njoftimi i plotë i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit:

MOSMIRATIMI I BUXHETIT BLLOKON SHTETIN!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit bën apel ndaj deputetëve të Republikës së Kosovës, ta votojnë projektligjin për buxhet, dhe mos të hyjmë në vitin 2021 pa e votuar!

– Nëse nuk miratohet buxheti, nuk do të mund të ekzekutohet as granti në shumë prej 200 milion eurosh, të caktuara për ndihmë direkte financiare për bizneset të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia;

– Nëse nuk miratohet buxheti, do të ishte një zhgënjim dhe një goditje e madhe për bizneset, sepse të gjitha janë në pritje të mjeteve të ndara për to;

– Nëse nuk miratohet buxheti edhe punonjësit të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin ndihmën prej 300 euro në muaj për tre muaj rresht, ashtu siç parashihet në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike;

Andaj, OHTK-ja edhe një herë i’u bënë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë projektligjin për buxhetin e vitit 2021 që shteti mos të shkojë në bllokadë!/Gazeta Sinjali/

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim për fermerët rreth aplikimit për subvencione

Opoja.net

Arrijnë para Ministrisë fermerët me rreth 200 traktorë

Opoja.net

Austria e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sektorin e bujqësisë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto