Opoja e nis sezonin pranveror, nesër takohet me Lugun e Baranit

Opoja Sport
Opoja e nis sezonin pranveror, nesër takohet me Lugun e Baranit

Klubi i vetëm nga Dragash “Opoja”, nesër fillon sezonin pranveror 2016/17, në Ligën e dytë të Kosovës në grupin A.

Lojëtaret nga Opoja kanë filluar përgaditjet në fund të muajit janar, një përgaditje me ambicje të mëdha e cila vazhdoi deri më sot, nesër ata pritet të paraqiten në ndeshjen e parë në sezonin pranveror 2016/17.

Takimi i parë KF Opoja do të zhvillojë me KF Lugun e Baranit, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, duke filluar në ora 13:00, shkruan Opoja.net.

KF Opoja ka bërë të gjitha përgaditjet e duhura për këtë sezon. Ekipi është i kompletuar.

Fitim Tefiku, trajneri i klubit Opoja ka thënë për Opoja.net se është shumë i kënaqur me përgaditjet e këtij sezoni, përgaditjet fizike, ato tekniko-taktike dhe të testve mjekësore. Kemi ekipin e kompletuar.

Klubi Opoja, ka lojëtarë me përvojë disa vjeqare dhe për çdo sezon ekipit i bashkohen edhe shumë talentë të ri.

“Kemi lojëtar me përvojë disa vjeqare në skenën e futbollit, gjithashtu kemi paraqitje edhe të lojëtarve të rinjë. Kemi bashkëpunim të mirë ndërmjet vete, pretendojmë të arrijmë shumë suksese”, ka thënë, Fitim Tefiku.

Klubi i futbollit “Opoja” i duhet mbështetje e madhe financiare, pasi është sport kolektivë dhe nevojat janë gjithmon. Mirëpo stafi ndjehet i kënaqur me mbështetjen që ju është bërë deri më tani.

“Nevojat janë gjithmon, sidomos në sportet kolektive, presim mbështetje të mirë nga dashamirët e sportit. Financat gjithmon nuk mjaftojnë por jemi të kënaqur me mbështetjen që kemi pasur deri më tani. Komuna si gjithmon me mundësit e veta mbështet klubin, gjithashtu edhe firmat tjera na mbështesin vazhdimisht”, shprehet Tefiku për Opoja.net.

Klubi i ka ftuar të gjithë dashamirët e Sportit që nesër të jenë prezent në stadium për ti mbështetur ata.

Ju kujtojmë se KF Opoja ka zhvilluar 15 ndeshje ku ka arritur 3 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje. Ka shënuar 23 gola dhe ka pranuar 30. KF Opoja ka gjithësej 16 pikë.

Të gjitha ngjarjet, rezultatet, tabelën, lojëtaret, Fansat e Klubit të Futbollit “Opoja” mund ti gjeni vetë me një KLIKIM.

© Opoja.net

Kante po largohet nga Chelsea?

Kushtrim Guraj

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe një nxënëse dalin pozitiv në Sh.M.L.”Ruzhdi Berisha” në Dragash

Fisnik Guri

Në Shqipëri vazhdon bojkotimi i futbollit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net