Opoja.net

Opoja.net në platformën mobile

Opoja Teknologji

Duke pasur parasysh shifrën prej mbi 10 mijë pajisjeve mobile që na vizitojnë çdo ditë, Opoja.net ka zhvilluar dizajnin e ri i cili i përshtatet çdo platforme të telefonave të “zgjuar” (smartphone).

Të gjithë përdoruesit e telefonave të tillë, prej tani do ta kenë më të lehtë ta shfletojnë Opoja.net-in, pa pasur nevojë për instalim të aplikacionit.

“Mobile View” është dizajni i ueb-faqeve i dedikuar enkas për telefonat mobil. Përparësi e këtij versioni është se faqja punon shumë shpejtë dhe se është lehtë i navigueshëm për përdoruesin.

Gjithashtu, e rëndësishme është që të gjithë ata të cilët kyçen në internet përmes GPRS-it, do t’i kursejnë shpenzimet, pasi faqja gjeneron shumë më pak trafik.

Më posht do të ju sjellim sqarime për këto aplikacione:

Mënyra e instalimit në IPhone 

  1. Klikoni në Safari dhe shënoni www.opoja.net
  2. Pas është hap faqja, në shiritin e poshtëm klikoni në “Bookmarks”, dhe
  3. Klikon ” Add to Home Screen” dhe Aplikacioni është shtuar me sukses.

Mënyra e Instalimit në Android

  1. Klikoni në “Internet” dhe shënoni www.opoja.net
  2. Pasi është hap faqja, gjeni në meny butonin “Bookmarks” dhe
  3.  Në bookmarks zgjedheni opsionin për “Home” dhe Aplikacioni është shtuar me sukses.

Menyra e njëjtë është edhe për të gjithë smartphonet dhe paisjet e tjera të zgjuara.

Kjo do të jetë ikone e Aplikacionit: Ikona e Opoja.net (Opoja.net)

 

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

MEKA shpërndan pako simbolike për nxënësit e Gjakovës

Opoja.net

Sot në Dragash tre të infektuar me Covid-19

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net