Opoja.net

Opoja vazhdon me stërvitje e pa rezultate e parafundit në tabel

Opoja Sport
Opoja vazhdon me stërvitje e pa rezultate e parafundit në tabel

Dragash, 11.09.2016 – Futbollistët e klubit “Opoja” gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me stërvitjet e rradhës, në stadiumin e qytetit në Dragash. Lojëtarët dhe trajnerët e klubit “Opoja” janë mjaftë të gëzuar nga fakti për punimet që janë duke u zhvilluar në stadiumin ku ata do ti zhvillojnë ndeshjet dhe stërvitjet. Mirpo atyre nuk ju intereson fakti për ndeshjet dhe rënditjen në tabel, pas ndeshjeve të para të zhvilluara.

Pas përfundimit të gjirosë së parë në ligën e dytë të Kosovës, KF “Opoja” zhvilloi ndeshjen me KF “Lugu i Baranit” me rezultatin 4 me 1 për Lugun e Baranit. Pas kësaj ndeshje klubi i futbollit “Opoja” në rënditjen tabelare gjëndet e parafundit e 15, ka shënuar një gol dhe ka pranuar 4 gola. Lugu i Baranit pas kësaj fitore gjëndet i pari në tabelë.

Trajnerët, udhëheqsit dhe drejtori i klubit “Opoja” nuk duan të shohin anët negative të klubit, edhe ndeshjen me Lirinë e Prizrenit nuk e publikuan.

Shpresojmë që në gjirot tjera të arrijë fitore dhe të ngritët në tabelë, pasi që jemi vetëm në  java e parë dhe mund të ngritemi më shumë në tabelë, gjithashtu shpresojmë që edhe trajnerët të jenë edhe më të gëzuar kur të përfundojnë punimet në stadium.

© Opoja.net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net