Opoja.net

Opojanja, Monika Muharremi, braktis Përfaqësuesën e Italisë në hendboll, i bashkohet asaj të Kosovës

Opoja Sport

Monika Muharremi, me prejardhje nga Zgatari i komunës së Dragashit, hendbolliste më me përspektivë në Evropë, e cila ka pranuar ti mbrojë ngjyrat e Kosovës në hendboll.

Të hënën në lokalet e FHK-së përzgjedhësi i Përfaqësuesës së Kosovës në konkurrencën e femrave, Florent Beqiri, dhe bashkëpunëtorët e tij ,Lulzim Nagavci dhe Lirie Muhaxheri, kan bërë përzgjedhjen e hendbollisteve të Përfaqësuesës U19 në konkurrencën e femrave, të cilat janë pjesëmarrëse të turneut kualifikues në kuadër të grupit të tretë që zhvillohet në Rumani i cili zhvillohet nga data 16-20 prill dhe në të cilin marrin pjesë: Serbia, Sllovakia dhe Rumania, turne ky që është i vlefshëm për EURO 2015 qe mbahet në muajin gusht në Spanjë.

Ftesës së selektorit Beqiri, i është përgjigjur edhe , Monika Muharremi, me prejardhje nga Zgatari i komunës së Dragashit. Monika, deri tani i ka kaluar të gjitha seleksionet e reja të Përfaqësuesës së Italisë, dhe nga ekspertët vlerësohet si ndër henbollistet më me përspektivë në Evropë. Për Monikën, deri tani kanë shprehur interesim që ta kanë në radhët e veta shumë skuadra nga Austria, Sllovenia dhe Kroacia, ku cilësia e këtij sporti është në nivele tejet të larta në rrafshin ndërkombëtar.

Babai i Monikës, Arsimi, i cili së bashku me familjen e tij kishte emigruar në Itali në fillim të viteve të nëntëdhjeta, thotë se me shumë kënaqësi e kanë mirëpritur ftesën e drejtuesve të FHK-së, që Monika të mbrojë ngjyrat e Kosovës, edhe pse ajo gëzonte një reputacion të lartë në Përfaqësuesën e Italisë, duke qenë ndër lojtaret kryesore nëpër të gjitha seleksionet e shtetit në Apenine. Ai thotë se edhe e bija e tij Monika, nuk ka hezituar për asnjë çast që t’i bashkohet Përfaqësuesës kosovare, e që në masë të madhe sipas tij, do të ndihmonte promovimin e mëtejmë të sportit kosovar në përgjithësi, pas ndërkombëtarizimit të plotë të hendbollit. Monika , tashmë ndodhet në Kosovë duke i’u bashkuar grupit të hendbollisteve që po përgatiten për ndeshjet kualifikuese të Përfaqësuesës së Kosovës U – 19, që do të zhvillohen në Rumani nga data 16-20 prill.Urojmë që shembullin e Monikës ta ndjekin edhe shumë sportistë të tjerë, për të mbrojtur ngjyrat e shtetit të origjinës, i cili ka nevojë për një gjë të tillë sidomos në këtë kohe./Opoja.net/

Monika Muharremi foto

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Fari Kolloni

Covid-19 në Dragash, sot dy të infektuar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net