Opoja.net

Orë letrare për nder të 28 Nëntorit!

Kultura Opoja

Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga komuna e Sharrit ka vazhduar traditën e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare me aktivitete letrare. Një aktivitet i tillë është mbajtur të martën në ambientet e SHFMU “Fetah Sylejmani” në qytetin e Sharrit ku krahas poetëve nga ky Klub ishin të pranishëm edhe nxënës e arsimtarë të kësaj vatre arsimore.

Aktivitetin me një fjalë rasti e përshëndeti drejtori i shkollës, Flurim Çengaj  i cili pasi i uroj të pranishmit për Ditën e Flamurit, i falënderoi drejtuesit e Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi” për vizitën e bërë në shkollën e tyre dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë.

Orën letrare e hapi kryetari i Klubit, Osmon Bojaxhiu i cili tha ndër të tjera se Klubi po vazhdon me traditën e vizitës nëpër shkolla të komunës së Sharrit.

Me një fjalim rasti për rëndësinë e nëntorëve të lirisë, u paraqit shkrimtari Demir Reshiti i cili ndër të tjera tha se Nëntori është muaji  më i veçanti, më i shenjti dhe më i pasuri për gjithë ne shqiptarët. “28 nëntori ynë, është Dita e flamurit tonë kombëtar, dita e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari”, duke shtuar se “Historia disi është kujdesur që në këtë ditë të madhe t’ua përqendrojë shqiptarëve të gjitha ndjenjat bashkë, krenarinë, mburrjen, dinjitetin, burrërinë dhe gëzimin”.

Ndërkaq sekretari i Klubit dhe njëherësh krijuesi veteran Ibrahim Skenderi, theksoi se krahas shënimit të Ditës së Flamurit, arsyeja e vizitës së shkrimtarëve në këtë shkollë është që të zbulohen talente të reja të cilët do ta vazhdojnë traditën e krijimtarisë letrare e kulturore dhe ta mbajnë gjallë aktivitetin kulturor ashtu sic bëri për një çerek shekulli me radhë Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi”. Skenderi i ftoi nxënësit dhe arsimtarët e SHFMU “Fetah Sylejmani” që të formojnë një Klub Letrar në shkollën e tyre i cili do të mbështetet profesionalisht nga Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” duke u krijuar mundësi nxënësve të talentuar që punimet e tyre letrare t’i botojnë në revistën e Klubit…

Në vazhdim me krijimet e tyre letrare, krahas poetëve Ibrahim Skënderi, Osmon Bojaxhiu, Gursel Idrizi, Demir Reshiti e Ismet Lecaj, u paraqiten edhe 19 nxënës të SHFMU “Fetah Sylejmani” që i kishte përgatitur arsimtari veteran i Gjuhës shqipe, Rami Skeraj.

Të pranishmit me një poezi kushtuar “28 nëntorit” i impresionoi vogëlushja 5 vjeçare Xhanije Shabani e cila ndjek mësimet në klasën parashkollore në fshatin Shajne te edukatorja Abetare Reshiti.

Përveç Xhanijes, me krijimet e tyre u paraqitën nxënësit: Kosovare Krasniqi, Saime Berisha, Erion Misini, Urtina Kurtishi, Endrina Ramadani, Art Piraj, Zarije Çengaj, Anjesa Loshaj, Artinë Misini, Ajna Çengaj, Elida Skënderi, Kanita Krasniqi, Erin Çengaj, Endrit Hoti, Xhezair Bajrami, Fjalëza Cenaj, Sihana Ramadani dhe Eriona Misini.

Mos i humb

Organizohet Kampi Rinor në Dragash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Opoja.net

Blegtoria si degë ekonomike dikur ishte jetike për opojanët

Opoja.net

Nxënësit nga Dragashi fitues të garave, po qëndrojnë në Shqipëri për kampet kreative

Opoja.net

Sot ka shkuar në amshim humanisti Reshit Beqiri

Opoja.net

Askush nga kandidatët e PDK-së nuk mbeti pa vota në Dragash (Lista)

Opoja.net

Kaq vota morën kandidatët për deputetë të PDK-së, në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net