Opoja.net

Osmani: Duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet

Kosova

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i deritanishëm me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.

Ambasadori Servais tha se zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës është mesazh tepër pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike. Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.

Ndërkohë, Osmani tha se duan që pritjet e qytetarëve t’i bëjnë realitet.

“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, deklaroi Osmani.

Loading...

Mos i humb

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Opoja.net

Kurti: Aleanca me SHBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë

Opoja.net

Shënohet Dita e Kushtetutës me shkelje kushtetuese

Opoja.net

Infektologu i QKUK’së: Mos na quani heronj, por respektoni këshillat e mjekëve dhe qëndroni në shtëpi

Opoja.net

Ahmeti: Ky nuk do të jetë tuneli i vetëm dezinfektues, do vendosim edhe të tjerë (VIDEO)

Opoja.net

Përurohet tuneli dezinfektues si masë mbrojtëse ndaj Covid-19 (VIDEO)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net