Opoja.net

Osmani konfirmon bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, thotë se është e vetmja alternativë

Kosova

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se pranon që të bashkëqeverisin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se për të nuk ka asnjë alternativë tjetër pos koalicionit LDK-VV.

“Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës. Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam” , ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja,
Vjosa. /Telegrafi/

Mos i humb

Rruga e Kosovës drejt INTERPOL-it, arsyet e dështimit

Opoja.net

Policia: Kujdes, mjegulla mund të jetë rrezik për shoferët

Opoja.net

Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

Opoja.net

Ambasadori britanik e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor

Opoja.net

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net