Opoja.net

Osmani në përkrahje të kombëtares, thotë se sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë

Kosova
Osmani në përkrahje të kombëtares, thotë se sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë

Vjosa Osmani në përkrahje të kombëtares, thotë se sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të Kombëtares së Kosovës në futboll pak para fillimit të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka thënë se përkundër rezultatit, djemtë do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve.

“Fitoret i japin hijeshi futbollit, ndaj sonte prej djemve të Kosovës presim shkëlqim në fushë.

Por, përtej rezultatit, këta djem siç do të duartrokiten sonte, do të admirohen e mbështeten secilën herë që veshin fanellën e dardanëve!. Forca Kosova”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net