Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

Kosova
Osmani: Përvoja e Bullgarisë, e rëndësishme për Kosovën në proceset integruese

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot priti ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z. Hristo Gudjev, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin e gjertanishëm institucional në mes të Kosovës dhe Bullgarisë.

Ambasadori Gudjev solli urimet me rastin e zgjedhjes së znj. Osmani kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar si vlerë të shtuar zgjedhjen e një gruaje në krye të institucionit më të lartë përfaqësues.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e Bullgarisë për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në nivel të institucioneve lokale dhe qendrore, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, artit dhe të trashëgimisë kulturore, duke qenë vendet me trashëgimi të pasur kulturore. Ishte vlerësim i njëjtë se përveç afërsisë gjeografike dhe vlerave të përbashkëta të orientimit perëndimor, Kosova dhe Bullgaria kanë edhe shumë sfida të përbashkëta, andaj, rëndësia e një partneriteti të tillë është më se i nevojshëm.

Ambasadori ofroi përkrahjen e shtetit bullgar për reformat e synuara nga ana e institucioneve të reja, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e mundësive për lirinë e lëvizjes.

Bashkëpunimi parlamentar në mes të dy vendeve ishte po ashtu temë me theks të veçantë, në ofrimin e shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik.

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Opoja.net

Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

Opoja.net

Ministri i Brendshëm disa orë para aksionit në Karaçevë: Kurti e pengoi aksionin në Karaçevë

Opoja.net

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net