Opoja.net

Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë

Sport

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka konfirmuar se është pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë, pasi ka ndier mosrespekt nga Federata Gjermane e Futbollit.

Futbollisti i Arsenalit është kritikuar nga krerët e DFB pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

29-vjeçari fillimisht nuk kishte bërë asnjë koment për takimin me Erdoganin në Londër, i cili asokohe kandidonte për t’u rizgjedhur president i Turqisë.

Mirëpo, gjatë të dielës ka bërë një sërë sqarimesh në rrjetet sociale, mes të cilëve ka njoftuar se është tërhequr nga përfaqësuesja e Gjermanisë.

“Trajtimi më ka bërë DFB dhe shumë të tjerë, më bën të mos dua ta vesh më fanellë kombëtare të Gjermanisë. Ndihem i padëshiruar dhe mendoj se ajo që kam arritur që nga debutimi im në vitin 2009, është harruar”.

“Prandaj, me zemër të thyer dhe duke menduar shumë për ngjarjet e fundit, nuk do të luaj më për Gjermaninë në nivel ndërkombëtar derisa e kam këtë ndjenjën e racizmi dhe mosrespektit”.

“E kam veshur fanellën e Gjermanisë me shumë krenari dhe gëzim, por tash jo më. Ky vendim ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, sepse gjithmonë kam dhënë maksimumin për bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe njerëzit e mirë të Gjermanisë”.

“Mirëpo, kur zyrtarët e nivelit të lartë të DFB-së më trajtuan ashtu si bënë, treguan panjerëzi ndaj rrënjëve të mia turke dhe në mënyrë vetanake më përfshinë në propagandën politike, atëherë mjaft është mjaft… Racizmin nuk do ta pranoj kurrë”, ka thënë mes tjerash Ozil.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, mesfushori ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

‘Fshesa’ në United largon 6 lojtarë

Fari Kolloni

Basketbollisti njohur rezulton pozitiv me koronavirus

Fari Kolloni

Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Fari Kolloni

Inter gjen zëvendësuesin e Skriniar

Fari Kolloni

Milan sfidon Arsenalin për këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net