Opoja.net

Pa baballarë por të buzëqeshur rreth sofrës — Historia e familjes Beqaj që qëndroi refugjate në Shqipëri

Kosova
Pa baballarë por të buzëqeshur rreth sofrës — Historia e familjes Beqaj që qëndroi refugjate në Shqipëri

Nëntë fëmijët e familjes Beqaj ishin kthyer nga Shqipëria, baballarët e të cilëve iu vranë në Mejë.

Nuk iu mungon buzëqeshja.

E në mungesë të baballarëve, 9 fëmijët e familjes Beqaj nga fshati Rracaj realizuan këtë fotografi 5 ditë pasi u kthyen nga Shqipëria.

Atje bashkë me nënat e gjyshen kishin qëndruar refugjatë.

Arbnori, i cili ishte 9 vjeçar në momentin kur ishte realizuar fotografia, rrëfen historinë e saj.

Arbnori, i cili ende e ka të zhdukur vëllain në luftë, përshkruan edhe imazhin e shtëpive të familjes, pas kthimit.

Ai tregon se shumica nga fëmijët në fotografi, tash si të rritur jetojnë jashtë vendit.

Për të siguruar ushqimin për sofrën e familjes Beqaj, që pas lufte kishte mbetur në fëmijë e gra pasi disa nga burrat ishin vrarë e disa ishin zhdukur në Masakrën e Mejës, më së shumti vështirësi patën nënat.

Kështu pohon, Shpresa Beqaj e cila thotë se pos kësaj, ata vazhdimisht u kanë dhënë shpresa fëmijëve se do të kthehen gjallë burrat e shtëpisë.

Për të dita më e rëndë në jetën e saj, ka qenë ajo kur i kanë kthyer të vdekur familjarët.

Ata shprehen të zhgënjyer me punën e institucioneve dhe angazhimin e tyre për të qëndruar pranë familjeve të prekura nga lufta.

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net

Hoti: T’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat për të mbrojtur gruan

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net