Opoja.net

Pacolli: Kosova mirëpret angazhimin e Francës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Kosova

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit tonë, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.

Pacolli ka thënë se përkushtimi i Francës do të vazhdojë edhe më tutje dhe se këtë ia ka konfirmuar ambasadorja e re e shtetit francez, Marie Christine Butel.

“Ky përkushtim do të vazhdojë edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi, kontrolle mjekësore në pikën kufitare të Morinës, gati edhe dhoma e karantinës

Opoja.net

Detaje të reja rreth pacientes kosovare e cila dyshohet se u infektua me koronavirus

Opoja.net

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Opoja.net

Një rast i dyshuar për Coronavirus shtrihet në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Opoja.net

Dy kërkesat e Albin Kurtit në Londër para kryeministres së Serbisë

Opoja.net

Kosova me planin e reagimit për coronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net